“Tërbohet” shqiptari në Greqi, sulmon mjekët, sepse nuk i bën analizat në kohë

0

Një shqiptar është shoqëruar në polici, pasi ka sulmuar dy infermierë, dy mjekë dhe një punonjës administrativ, ndërsa ka përplasur për tokë një pajisje mjekësore (monitor).

Ngjarja ka ndodhur, pasditen e 25 korrikut në spitalin e “Shën Nikollit” në Heraklio të Kretës.

Sipas medieve greke, shqiptari ka sulmuar dy infermierët, pasi këta të fundit nuk pranuan t’i bënin analizat menjëherë, pasi rasti i shqiptarit nuk ishte urgjencë.

Kur infermierët i komunikuan shqiptarit që të caktonte një takim për një moment të dytë për analizat mjekësore, ai është acaruar duke i sulmuar dhe duke bërtitur në ambientet e spitalit.

Ert.gr raporton se pas marrjes në pyetje në komisariat, shqiptari është lënë i lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu