Tërhiqen dy skuadra të mëdha nga Superliga Evropiane

0

Chelsea dhe Manchester City po përgatiten të tërhiqen nga Superliga Evropiane (ESL).

Përpjekjet për t’u larguar vijnë vetëm dy ditë pasi të dy u njoftuan si dy nga gjashtë klube angleze për t’u regjistruar në kompeticionin e ri që po shkakton “tërmet” në futboll.

Rreth 1,000 tifozë u mblodhën jashtë fushës së Chelsea në “Stamford Bridge” përpara ndeshjes së tyre kundër Brighton të martën për të protestuar përfshirjen e tyre.

Chelsea dhe City ishin pjesë e klubeve të ‘gjashtë të mëdhenjve’ të futbollit anglez – së bashku me Arsenalin, Liverpoolin, Manchester United dhe Tottenham – për të rënë dakord për t’u bashkuar në ligën e re.

FIFA dhe UEFA kanë kërcënuar futbollistët dhe klubet që nëse marrin pjesë në këtë kompeticion do të përjashtohen nga Champions League, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu