Tërmet i fortë midis Alanyas dhe Qipros

0

Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ishullin e Qipros.

Sipas të dhënave nga agjencitë sizmike, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.8, i shkallës Rihter.

Tërmeti ka patur epiqendër në det, midis qytetit turk të Alanyas dhe ishullit të Qipros, por nuk ka alarm për cunami.

Momentalisht nuk raportohet për dëme.