Tërmet në Greqi. Lëkundjet ndjehen deri në Shqipërisë. Ja ku ishte epiqendra

0

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Greqi, epiqendra e të cilit ishte në afërsi të Korfuzit, me një thellësi prej 19.5 km.

Lëkundjet raportohet të jenë ndjerë deri në jug të Shqipërisë. Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale, por banorët janë alarmuar nga lëkundjet.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Europës Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me një magnitude 4.5, ndërkohë një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ra në Greqi, sipas EMSC-së.

Greqia njihet si një vend me veprimtari të lartë sizmeologjike dhe tërmetet janë të shpeshta në vendin fqinj, dridhjet e të cilëve shpesh ndihen edhe në jug të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu