GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi, pranë kufirit me Shqipërinë.
Sipas të dhënave thellësia e lëkundjeve u regjistrua në 33.2 km.
Tërmeti është ndjer deri në qytetin e Sarandës, ndërsa lëkundjet në fshatrat e Konispolit ishin të fuqishme.
Nuk raportohet për dëme.