Tërmeti 4.6 ballë trondit Elbasanin dhe disa qytete të Shqipërisë

0

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka tromditur disa qytete të Shqipërisë. Tërmeti është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Fier, Tiranë, Peqin, Kavajë, Rrogozhinë, Berat etj.

Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 ndërsa epiqendra ishte 27 kilometra nga Elbasani,në kufirin ndarës me Lushnjën. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter që e kishin epiqendrën në afërsi të Peqinit.

Ende nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale. Por si pasojë e lëkundjeve qyetarët kanë përjetuar panik dhe frikë e madje disa prej tyre kanë dalë jashtë pavarësisht reshjeve të shiut.

Kujtohmë se 1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima, nga 51 jetë të humbura që shënoi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu