Disa nga gjërat që kurrë nuk duhet të bëni pasi ushqeheni

0

Të gjithëve na ndodh që pasi të ushqehemi kërkojmë të pijmë një gotë çaj, të hamë fruta ose të flemë gjumë. Por a ndikojnë këto rutina pozitivisht në shëndetin tonë?
Në këtë artikull do të gjeni disa nga veprimet që nuk duhet të bëjmë pasi të kemi ngrënë.
Gjumi Pas Ushqimit
Gjumi pas ngopjes tingëllon si një ide e shkëlqyer, por një gjë e tillë provokon fryrjen, urthin dhe parehatinë. Studimet këshillojnë se njerëzit duhet të presin të paktën 30 minuta përpara se të pushojnë pas ushqimit. Në këtë mënyrë, ata janë më pak të rrezikuar nga ishemia.
Çaji
Çaji është i pasur me tanina, por këto substanca ndikojnë në përthithjen e hekurit në gjak. Ekspertët rekomandojnë shmangien e çajit për të paktën një orë para apo pas vaktit.
Frutat
Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe ato duhet të konsumohen shpesh. Megjithatë, përmbajtja e lartë e sheqerit nënkupton më shumë kalori. Ngrenia e më shumë se 100 gramë fruta në ditë mund të nxisë shtimin në peshë. Kjo do të thotë se shmangia e frutave pas vaktit mund t’ju ndihmojë të ruani peshën. Gjithsesi kujdes me sasinë.
Ecja
Ka njerëz që besojnë se ecja pas një vakti i bën mirë organizmit. Kjo ide është pjesërisht e saktë. Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të presin të paktën gjysmë ore që të dalin për ecje pas një vakti. Ecja duhet të zgjasë rreth 10 minuta që të shmangni urthin dhe problemin me tretjen.
Dushi
Dushi pas një vakti është një ide e gabuar sepse e gjithë energjia dhe qarkullimi i gjakut është i përqendruar tek stomaku dhe zorrët. Nëse bëni dush pas vaktit, trupi do të çorientohet pasi do të ‘urdhërojë’ gjakun që të qarkullojë drejt gjymtyrëve për të ruajtur temperaturën. Kësisoj tretja nuk do të jetë në nivelet e duhura dhe do të keni çrregullime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu