Tërmeti në Turqi/ Gjeoshkencëtari paralajmëron: Stambolli duhet të ketë kujdes, Hatay ka shkarkuar energji

0

TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë nuk do të ketë probleme me tërmete. Ndërkohë që dy tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, që ndodhën me një distancë prej tre minutash në Hatay, krijuan panik në rajon, Prof. Dr. Naci Gorur dha informacione kritike. Gjeoshkencëtari ndau analizën e tij të parë të tërmetit në profilin e tij personal në Twitter.

“Miq, në Hataj ka pasur tërmete 6.4 e më të vogla. Pas tërmeteve të Marashit, ne prisnim tërmete të kësaj magnitudë në Hatay dhe Adana. Në fakt, unë, Celal Şengör dhe miqtë tanë të gjeoshkencës e njoftuam. Kjo ndodhi në Maraş. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në Adana dhe Qipro. Këto paralajmërime bazohen në transferimin e energjisë në rajon. Po kështu, për arsye të ngjashme duhet të jemi të kujdesshëm në çarjet e Malatya, Ovacık dhe Nazimiye-Karakoçan rreth Malatyas. Është e dobishme që autoritetet dhe njerëzit tanë të jenë të kujdesshëm”, shkroi ai.

Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit. Deri tani raportohet për 8 persona të vdekur nga ky tërmet i ri dhe mbi 600 të tjerë u plagosën. Ndërsa numri total i vikitmave ka kaluar 47.000 në të dy vendet, Siri dhe Turqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu