Tërmeti në vendin tonë, plasariten muret e spitalit dhe dëme në disa pallate në Pukë

0

Dëme materiale nga tërmeti që goditi vendin me epiqendër në Pukë.

Mësohet se ka pasur plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate.

Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pukës, mbrëmjen e djeshme:

Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pukës, mbrëmjen e djeshme.

‘Bashkia Pukë po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritjeë, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe renje suvash ka dhe në spitalin e qytetit’, thuhet në njoftimin e bashkisë Pukë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu