Tetori rozë, Berisha dhe Vokshi takim me gratë në Elbasan

0

Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas në Elbasan.Berisha i ka cilësuar heronj gratë dhe burrat që përballen me këtë sëmundje të rënë, teksa theksoi se është e rëndësishme që këto forma kanceroze të parandalohen.

Më tej Berisha e ka vënë theksin dhe tek shpenzimet e qeverisë, për të cilat thotë se nuk janë harxhuar në mënyrën e duhur, duke përmendur instalacion që kryeministri Rama vendos të ndërtojë në oborrin e zyrës së tij, ndërkohë që me këto para, mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

Ndërkohë, Deputetja e PD dhe kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për mungesë të fushatës së sensibilizimit për kancerin e gjirit.Vokshi tha se janë 220 zonja që kanë humbur jetën në 5 vitet e fundit për shkak të shërbimit shëndetësor jo të duhur.

Gjatë këtij muaji parshikohen aktivitete të shumta sensibilizuese për të bindur vecanërisht gratë të kryejnë kontrolle të gjirit për të parandaluar agravimin e kësaj sëmundje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu