Me rastin e muajit tetor, muajit sensibilizues të kancerit të gjirit Qendra Spitalore e Elbasanit zhvilloi një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit, duke ftuar gratë diagnostikohen në mënyrë periodike dhe ti kushtojnë rëndësi shëndetit.Shifrat e të prekurve me kancer gjiri edhe në Elbasan janë në rritje ,ndërsa mjekët flasin me shqetësim për shfaqen e sëmundjes në moshë të re.
Mjekja onkologe Luljeta Vathi ndalet te shkaqet që ndikojnë në prekjen e grave nga knceri i gjirit,ku vec jetës sedentare ndikon edhe rritja e moshës së bërjes nënë.
Në rastin më të keq kur një grua përballet me një masë tumorale në trupin e saj është shumë e rëndësishme mbështetja morale, por dhe ana psikologjike. Psikologia Jonida Mustafaraj flet për rëndëisinë e shëndetit mendor në këtë stad.
Pavarësisht motit jo të përshtatshëm me shi,gratë përcollën mesazhet e tyre në stendën e ngritur në qendër të qytetit,krah së cilës ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme,për tiu bashkuar thirrjes së diagnostikimit të hershëm./Infoweb Media