TG3 interviston kryebashkiakun Veliaj pas takimit me Papën: Evropa është një destinacion brenda nesh!

0

Nga Fatos Salliu

Kanali shtetëror italian TG3 ka zhvilluar një intervistë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në axhendën e tij në Itali, Veliaj realizoi edhe një takim me Papa Françeskun ku mes të tjerash e informoi për ndërtimin e përmendores së Nënë Terezës te liqeni artificial.
Kur Veliaj ishte duke ecur në rrugët e Vatikanit, gazetarja e TG3 i afrohet dhe zhvillon një intervistë me të.

‘Unë jam një fëmijë i lindur në vitet 80 kur religjonet (besimi fetar) nuk lejohej. Ne nuk mund të përdornim emra të Biblës apo Kuranit. Kështu unë jam një shembull i një bote të shkuar.
Kemi vuajtur shumë, por tani jemi të lirë, të lirë të besojmë, të udhëtojmë, të lirë për të qenë evropianë’, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Gazetarja- Tirana është Kryeqyteti i Rinisë për vitin 2022 dhe Kryeqyteti i Sportit për vitin 2023?

Veliaj- Europa është një destinacion brenda nesh. Ne jemi një popull që kemi emigruar. ‘Male’ me njerëz të hipur mbi anije. Tani kemi pritur opozitën iraniane prej 10 vjetësh, afganët vitin e kaluar, nga Ukraina dhe kështu mendoj se të gjitha vendet mund të ndryshojnë. Ka ndryshuar Shqipëria pas një regjimi brutal. Të gjithë vendet mund të ndryshojnë. Por edhe vende të varfëra si Shqipërtia, mund të presin njerëz me dinjitet. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu