Emisioni “Për’Puthen” po thyen rekord shikueshmërie, ndërsa pas përjashtimit të Shqipe Hysenajt dhe largimit të Fjorela Petos, produksioni na njohu me dy konkurrente të reja. Vajzat që bënë bujë në hyrjet e fundit janë Ana Kauri, teksa pas saj u prezantua Sindi Loçi, 22-vjeçarja nga Tirana. Kjo e fundit ka shumë kohë që jeton në Bukuresht, pasi atje Sindi ka kryer studimet. Hyrja e saj ishte e veçantë, pasi zgjodhi të prezantohet duke i rënë violinës. Por veç kësaj, Sindi spikati edhe me deklaratën e saj. Ajo pranoi publikisht se nuk kishte pasur kurrë lidhje intime me meshkujt dhe se ishte e virgjër.
Sindi deklaroi se:
I kam ndrydhur ndjenjat deri tani, sepse doja të fokusohesha te studimet. Kam pasur flirte, por nuk kam lejuar që situata të shkojë deri te lidhja.
Djemtë e vlerësuan këtë deklaratë, ndërsa disa shfaqën dëshirën për të dalë në takim me Sindin. Pas reagimit të djemve Ana Lleshi, Ana Kauri dhe Tea Trifoni, ishin kundër asaj që meshkujt kanë më shumë përgjegjësi për një femër të virgjër dhe të ‘paprekur’.
Ana Lleshi tha:
Është shumë e shëmtuar pjesa që ju meshkuj të dashur, jo të gjithë, doni të keni eksperienca të ndryshme me femrat, por kur shikoni një femër të virgjër, thoni: ‘Është për t’u vlerësuar’. Turp!
Maris Lika:
Me mua e kishe këtë? Unë thashë që është përgjegjësi për ne si çuna, meqë e ka për herë të parë.
Ana Lleshi replikoi duke thënë:
Me ty dhe me çdo mashkull që ka këto ide! Pse për ne nuk qenka përgjegjësi që s’jemi të virgjëra dhe për atë po?”. “Po ne do të lidhemi me Sindin, jo ti”, ia ktheu ai. “Po për ty pse s’është përgjegjësi kur vjen puna te ne?
Por biseda vijoi më tej teksa në një moment ndërhyri Fatjoni, i cili e provokoi vajzën.
Fatjoni Kuqari:
Pse ti s’je e virgjër?
Ana iu përgjigjë:
Jo s’jam. Ça thua more! S’do më marrësh në shtëpi?
Por deklarata e Sindit shkaktoi reagime të ndryshme te djemtë, ku disa qeshën e disa e vlerësuan këtë që tha.
Djemtë:
Është për t’u vlerësuar.
Sindi u shpreh:
Unë e kam ruajtur virgjërinë sepse ashtu kam dashur. Por kjo nuk do të thotë se një femër e virgjër është patjetër e mirë.