Mjeti bie nga ura, dy persona të lënduar rëndë

0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në fshatin “Andon Poçi” ne Gjirokastër.

Mësohet se një mjeti tip “Ford Fiesta” ka rënë nga ura që gjendet në hyrje të këtij fshati duke shkaktuar lëndimin serioz të dy personave që gjendeshin brenda. Një prej të lënduarve është Burim Ruko.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe autoambulanca për të ndërhyrë. Grupi hetimor konstaton paraprakisht se mjeti ka rënë nga ura për shkak se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu