Thertoret dhe tregjet në varësi të shërbimit veterinar

0

Qysh prej datës 3 mars të këtij viti ministria e bujqësisë dha urdhër që të gjitha thertoret dhe tregjet të ishin në administrimin e shërbimit veterinar të republikës së Shqipërisë. Drejtori Fatmir Ozuni flet më tepëer mbi marrjen e kësaj përgkegjësie. Ai thotë se në qark janë tre thertore të cilat në 15 tetor të këtij viti janë marrë në administrim. Qysh prej asaj dite janë marrë me kontrrolle intensive për të parë gjendjen në të cilën ato funksionojnë. Përfshihet këtu certifikimi i mishit dhe siguria e tij për konsumatorin.
Edhe tregjet gjithashtu janë marrë në administrimin e kësaj drejtorie. Ne qark janë 4 tregje dhe nga kontrrollet shihet një përmirësim i dukshëm dhe disiplinor edhe tek fermerët. Madje Ozuni tregon që tregu i shpendëve që ishte pranë urës së Shkumbinit ka kaluar në një tjetët vend tjetëe më të sigurtë. Sipas Ozunit vendimet e marrë janë bërë në bashkëpunim me pushtetin lokal, me të cilët sipas tij kanë një bashkëpunim shumë të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu