FIER- Ditën e sotme Sokol Sapiqoti u arrestua në flagrancë nga Policia e Shtetit pasi theu masën e arrestit me burg. 38-vjeçari, banues në Fier gjate kontrollit iu gjet lëndë narkotike ne mjetin me të cilin po udhëtonte.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe u kap nga shërbimet e Policisë me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga 38-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.