Theu masën “arrest me burg”, arrestohet në Elbasan shtetasi i dënuar me mbi 3 vite burg për dy vepra penale (Emri)

0

Shtetasi Festim Omeri, 34 vjeç, banues në Prrenjas në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes.

Në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, ky shtetas është arrestuar. Ishte i dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Elbasan/Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për dy vepra penale.

Në zbatim të masave të përcaktuara në operacionin policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit kanë ndaluar shtetasin Festim Omeri, 34 vjeç, banues në Prrenjas.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet, 7 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas, në vitin 2019, ka kanosur një shtetase, për t’i marrë shuma parash. Gjithashtu, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, gjatë hetimit të çështjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu