Theu në mënyrë të përsëritur masën e “Arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 34-vjeçari në Korçë

0

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë. A.L., 34 vjeç kishte thyer disa herë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjykata e Apelit në Korçë e kishte dhënë masën e sigurisë për 34-vjeçarin për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Theu në mënyrë të përsëritur, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu