Thyen të majtë e të djathtë, por dogji mandatin e tij (EMRI)

0
Deputeti i PS Tom Doshi, gjate nje ceremonie festive ne hotel Sheraton, me rastin e 22 vjetorit te Partise se Socialiste dhe fitores se Aleances per Shqiperine Europiane ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit.

Ka përfunduar proçesi i numërimit të votave për kandidatët ne të gjithë qarkun e Shkodrës ku PD mori 5 mandate , PS 3 mandate , LSI 1 mandat dhe PSD 2 mandate .

Kandidati më i votuar nga të gjitha palët politike është Tom Doshi, i cili hoqi dorë nga mandati i tij pas rezultatit të publikuar nga KQZ. Ndërsa kandidati i dytë më i votuar është Paulin Sterkaj.

Edhe pse kandidati më i votuar, Tom Doshi nuk do të hyjë në parlament pas dorëheqjes që dha pak ditë më parë.

Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota.

Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Me përfundimin e te gjithë procesit te numerimit te votave per kandidatet në parlament shkojne kto emra:

Partia Demokratike

1-Helidon Bushati
2-Emilia koliqi
3-Greta bardeli
4-Zef Hila
5-Ramadan Lika

Partia Socialiste

1-Edona bilali
2-Paulin sterkaj
3-Benet beci

Lëvizja Socialiste për Integrim
1-Agron cela

Partia Social Demokrate

1-Gledis Celiku
2-Meri markiqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu