“Ti do të provokosh dhe të hedhësh kunja”/ Juli dhe Françeska komunikojnë me tone të ashpra: Pse më ngre zërin

0

Françeska dhe Juli kanë komunikuar me tone të ashpra teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo ka ardhur si pasojë e provokimeve që ka bërë Françeska, gjë që nuk është pëlqyer aspak nga Juli.

Juli: Ku bën një provokim ti automatikisht ke shpallur një fërkim. Por ai fërkim, e bën më tepër dhe op, op, op.

Françeska: Po çfarë të them, është aftësia ime për të provokuar.

Juli: Të gjithë dinë të provokojnë, nuk është ndonjë aftësi e madhe.

Françeska: Për çfarë e quan ti Big Brotherin lojë nervash?

Juli: Unë nuk po them që je gabim.

Françeska: Po të pyes, nuk po të bërtas more Juli. Pse më ngre zërin. Unë po flas shumë qetë.

Juli: Ti do të provokosh, të hedhësh kunja dhe pretendon që tjetri të ta kthejë në të njëjtën mënyrë duke qeshur, pro që nuk ndodh kjo.

Françeska: Kjo është kultura ime britanike, kunji kthehet me kunj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu