Nxënësit në Kaliforni po shkatërrojnë ose vjedhin sende në shkollat e tyre, me se shumti në banjot e shkollës, duke realizuar keshtu nje nga sfidat me te fundit ne Tik-Tok.
Sipas mediave te huaja, Policia dhe administratoret e shkollave kane raportuar nje sere vjedhjesh dhe dëmesh materiale në ambjentet e shkollës.
Nxënësit po i ngjyrosin me bojëra, po shkulin lavamanet dhe po vjedhin sendet e mesuesve per t’iu pergjigjur hapave te sfides ne Tik-Tok.
Aubrey Chancellor, drejtoreshe ekzekutive e komunikimit për Distriktin Shkollor të Pavarur të Veri -Lindjes në San Antonio, Teksas, thotë se shkollat atje kanë përjetuar dëme të ngjashme.
“Sigurisht që është shumë, shumë zhgënjyese për administratorët, për kujdestarët, mësuesit, studentët e tjerë, stafin e mirëmbajtjes,” thotë ajo për Weekend Edition . “Kur ndodh kjo lloj gjëje, jo vetëm kujdestarët dhe punonjësit e mirëmbajtjes duhet të ndalojnë gjithçka që duhet të bëjnë. Ata duhet të vijnë pastaj të pastrojnë dhe atë lloj gjëje. Është shume frustruese”
Nxënësit tashmë janë përballur me masa disiplinore në shkollë dhe akuza penale.
Shkollat dhe policia u bënë thirrje prindërve që të flasin me adoleshentët e tyre për akuzat penale që mund të përballen për pjesëmarrje, përfshirë një krim të mundshëm.