Prej disa ditësh Tiranën dhe shumë qytetet të vendit janë përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat të arrijnë në 39 gradë celcius, në rrethin e Korçës situata paraqitet krejt ndryshe.
Moti në Korçë, Maliq dhe Devoll po “çmendet” duke pasur reshje breshri, të cilat kanë zgjatur disa minuta.
Siç shihet edhe në video, breshëri bie në kokrra të mëdha.
Burime bëjnë me dije se breshëri ka shkaktuar dëme në pemët frutore dhe në të mbjella.