Tirana mirëpriti Samitin, por çfarë përfitoi Shqipëria? Ja çfarë mendojnë qytetarët elbasanas

0

Të hënën Tirana mirëpriti Samitin e Procesit të Berlinit, i pari që u zhvillua jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Edhe këtë herë, në fokus ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimi rajonal.Pjesë e këtij eventi ndërkombëtar ishin 6 kryeministrat e rajonit, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.Pjesëmarrësit në Samit u mikpritën nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Përpos vëmendjes botërore që u përqëndrua në Tiranë dhe mesazheve që u përcuan janë të shumtë personat skeptik të cilët pohojnë se vendi ynë nuk përfitoi asgjë nga ky process.

Ndërsa të tjerë janë konfuzë mbi efektet e samitit që u mbajt në kryeqytet.Pa mundur të bëjnë një analizë të ftohtë thonë se këto janë cështje të politikës.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 me iniciativën e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllimin e lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Europian.
Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu