Arrestohet menaxheri i vipave në Tiranë.
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin A.N., i cili është aksioner i kompanisë “Acromax”.
Gjithashtu, shtetasi A.N. njihet si menaxheri i imazhit të shumë këngëtarëve dhe mediave me rrjetet sociale.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se shtetasi A.N është vënë në pranga nga shërbimet e komisariatit Nr. 4.
Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë shantazhi, përndjekja dhe krimi kibernetik.
Deri më tani policia nuk ka dalë me një njoftim publik zyrtar, por pritet që në orët në vijim të japë më shumë informacion për arrestimin e këtij shtetasi.