Tiranë/ Goditën me sende të forta bashkëmoshatarët, arrestohen dy të miturit

0

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetases Dh. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. D., 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. N., 32 vjeç, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë disa materiale, në një subjekt privat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu