Tirja thirrje të dalë nga burgu: Jam me Covid

0

 

Sanitarja e spitalit Covid-2 Tire Alldervishi, në datën 15 janar ka dorëzuar ankim në Apel për vendimin e Gjykatës që e la në burg pa afat.

59-vjeçarja kërkon zbutje të masës së sigurisë, me të njëjtat argumente si në Shkallën e Parë. Sipas mbrojtjes ajo është e infektuar me ‘Covid 19’ dhe kjo i ka lënë lodhje dhe pasoja në shëndet.

Konsideron provat në media si të paligjshme dhe pretendon se në bazë të disa provave të reja, do lehtësohet situata penale e Tire Alldervishit.

Kjo e fundit akuzohet se përvetësoi 8 milionë lekë të vjetra duke mashtruar vajzën e një paciente.

Prej ditësh Prokuroria po verifikon edhe stafin e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ me dyshimin se mund të kenë bashkëpunuar me Alldervishin në zhvatjen e parave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu