Tjetër aksident i frikshëm në rrugët e Elbasanit. Furgoni përmbyset tek ‘Kthesat e Murrashit’ në aksin Elbasan-Librazhd (Foto nga vendngjarja)

0

 

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Elbasanit.
Një furgon u përmbys në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’, ku raportohet se një mjet tip furgon, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin edhe është batuar në mes të rrugës .

Si pasojë e aksidentit është bllokuar njëri krah i rrugës, duke bërë që të shkaktohet edhe një trafik i madh, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Sipas burimeve tona atje, shoferi i automjetit të aksidentuar është nisur për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin e Librazhdit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu