Tjetër aksident në Elbasan, makina e policisë përplaset me një mjet (Video)

0

Një tjetër aksident u regjistrua në mesditë në Elbasan kur një mjet u përplas me makinën e policisë në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të parkut të mallrave.

Siç shihet nga pamjet, mjeti i ka prerë rrugën makinën e policisë dhe është përplasur.

Nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave ndërkohë që shoferi është shoqëruar për në komisariat.

Vetëm një orë më parë një aksident u regjistrua në aksin Elbasan-Tiranë ku mjeti i drejtuar nga një vajzë u përmbys në rrugë dhe mbetën të plagosura drejtuesja dhe shoqja e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu