Tjetër alarm për bombë në stacionin e autobuzëve në Prishtinë

0

Për të disatën herë, edhe sot, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është kërcënuar me një alarm për mjete shpërthyese. Kjo ka ardhur përmes një telefonate anonime që ka pranuar Policia e Kosovës.

Policia ka trajtuar rastin dhe ka evakuuar qytetarët, teksa në atë zonë është parë numër i madh i zyrtarëve policorë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu