Parku “Rinia” në Elbasan shndërrohet në strehë të përdoruesve të drogës dhe në banjo publike

0

Jo pak, por 250 milion lekë të reja është granti që Bashkia e Elbasanit perfitoi nga Fondi i Zhvillimit të Rajonave të cilin e vuri në funksion të Parkut Rinia. Por ky investim nuk duket të ketë qënë i duhuri. Dy vite e gjysëm nga përfundimi i punimeve ai ka nisur të degradojë. Parku Rinia është hapësira më e madhe në funksion të qytetarëve pasi ka një shtrirje prej 82 mijë e 120 metër katrorë. Por qytetarët janë të mendimit se parku ka qenë më mirë kur nuk ishte investuar. Sipas tyre, parku përdorej nga çdo grupmoshë, por prej 2019-ës, kjo hapësire ka filluar të braktiset. Dëshmi e asaj që pohojnë qytetarët janë këto pamje të zbrazta. Sot kjo hapësirë përdoret vetëm si rrugë kalimi dhe jo qendrimi. Pavarësisht se një hapësirë e madhe mungojnë edhe elementet më minimal sikundër janë stolat dhe koshat.

Kanali që duhet të funksiononte si shëtitore, sot është kthyer në një banjo e madhe publike .
Në mes të parkut, projektuesit kanë bërë një kanal të madh me disa “xhepa”, por që funksioni ende nuk është kuptuar. Ndersa qytetarët shprehen të shqetësuar për frekuentimin e zonës nga përdoruesit e drogës të cilët pas kanë lënë shiringat.

Mësohet se firma zbatuese e investimit ka qenë Bajrami-N shpk, ndërkohë që projektues të parkut ka qenë ‘Drejtoria e projektimit në Bashkinë Elbasan”. Edhe pse ka pasur protesta për projektin e parkut pjesmarrja e qytetarëve ka qënë minimale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu