Shtrohen disa rrugë në Llixhat e Elbasanit Llatja/ Ky investim u vjen në ndihmë banorevë dhe bizneseve

0

Infrastruktura në Llixhat e Elbasanit prej kohësh nuk ka qenë në kushtet më të mira. Së fundmi bashkia Elbasan ka filluar asfaltimin e disa akseve problematike në këtë zone. Kjo padyshim do tu vijë në ndihmë bizneseve dhe turizmit në zonë. Me vetë inspektimin e tij nga afër kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja u shpreh se ky është një investim mjaft i rëndësishëm i cili do u vijë mjaft në ndihmë banorëve dhe hoteleve që ndodhen në këtë zonë që është mjaft turistike.

Llixhat termale të Elbasanit janë një nga ujërat më të frekuentuara termalë në Shqipëri. Por prej kohësh infrastruktura rrugore kishte sjelle probleme me turizmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu