Elbasan/ U ndaluan për vrasjen e Emiljano Ramazanit, lihen të lirë Albert dhe Seit Manahasa

0

Prokuroria ka pushuar hetimet për Albert dhe Seit Manahasën të arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Babë e bir janë lënë të lirë, pasi nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.

Bëhet me dije se pas disa muaj hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar. Nga pamjet një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.

Ky i fundit dyshohet të jetë autori i vrasjes së Ramazanit në aksin Elbasan-Peqin. I dyshuar për vrasjen është Klevis Kapllanaj, i cili u ekzekutua një muaj më pas pranë banesës së tij me kallashnikov, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu