‘Tmerr’ me çmimet, çdo familje 82 mijë lekë vetëm për ushqimet

0

Rritje e çmimeve për mjaft artikuj ushqimorë. Fakti pranohet nga INSTAT, por mbi të gjitha nga qytetarët që po vuajnë pasojat.

Paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT ka shkuar në 56.710 lekë. Duke marrë shkas nga rritja e fundit e çmimeve për produktet bazë, në krahasim me rrogën mesatare, jetesa e familjeve shqiptare është bërë më e shtrenjtë.

INSTAT shprehet se një familje në Shqipëri në vitin 2019 shpenzonte 41.3% të ardhurave të saj për ushqime dhe pije joalkoolike. Në total shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarisht nga 4 persona, janë 82.235 lekë.

Një familje në Shqipëri, nëse do marrim rastin, ku dy individë janë të punësuar me rrogë mesatare fitojnë 103.400 lekë. Ndërkohë ata shpenzojnë 82.235 lekë, gjë e cila i lë atyre rreth 21 mijë lekë kursime.

Nëse do marrim edhe statistikat e inflacionit për vitin 2020, çmimet vjetore u rritën përkatësisht me 1.6%, ndërsa këtë vit inflacioni arriti kulmin në gusht me 2.4%. Me një përllogaritje të thjeshtë rritja e çmimeve i shton shpenzimet e një familje në Shqipëri mesatarisht me 9 mijë lekë të reja, duke e dërguar totalin në 91 200 lekë. Pra me rrogat mesatare të sotme familjet shqiptare e kanë të vështirë të kursejnë edhe 10 mijë lekë.

Ky diskutim vlen për familjet me rroga mesatare, ndërsa ata me rroga minimale të cilët marrin në total 80 000 lekë i duhet të ndërpresin disa shpenzime mujore për të përmbushur nevojat bazike.

2021 ka sjellë edhe rritjen e çmimeve për të gjitha produktet bazë, për shkak të mungesave në tregun ndërkombëtar, gjë e cila pritet ta bëjë edhe më të vështirë për një familje në Shqipëri që të kursejë para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu