Ngjarje e rëndë në aksin Elbasan-Peqin. Merushe Gjuzi nga Rrogozhina është hedhur nga furgoni dhe ka vdekur në vend.
Veprimi fatal ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.
Shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që të shpëtojnë gruan, por ka qenë e kotë.
Më pas është njoftuar policia që shkoi në vendngjarje.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse.
Ende nuk dihet shkaqet që e detyruan gruan të ndërmarrë veprimin ekstrem. Infoweb Media





