TMERR në Kurbin! Ra në makinerinë e përpunimit të inerteve, ndërron jetë 61-vjeçari (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kurbin, teksa një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Skuraj, ku Fatmir Haxhiu ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.

Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën. Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.

Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj makinerie të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu