TMERR në Lezhë! 55-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

0

Një rast i rëndë ngacmimi seksual ka ndodhur në Lezhë, ku një 55-vjeçar është arrestuar.

Sipas policisë, 55-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën, 14-vjeçare. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes, në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës. 55-vjeçari është vendosur në pranga teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.