Tmerrohen qytetarët në Tiranë! Studentja qëndon ulur buzë taracës së universitetit

0

TIRANË- Një vajzë është ulur buzë taracës së një universiteti privat në qendër të Tiranës, duke alarmuar qytetarët në këtë zonë.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për kërcënim me vetërvasje, ndonëse skenat ngjajnë të rrezikshme dhe kanë përhapur panik te shumë qytetarë. Por bëhet fjalë për studentë të universitetit privat, që kalojnë kohën e lirë në tarracën e godinës.

Studentja qëndron e ulur duke mbajtur të dyja këmbët jashtë tarracës, ndonëse duket shpërfillëse ndaj rrezikut që i kanoset.

Qytetarët shprehen se këto skena janë bërë thuajse të zakonshme në këtë Universitet. Nuk është hera e parë që studentët e universitetit në fjalë pushojnë në bordurën buzë taracës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe shoferëve të shumtë në rrugën përballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu