Manja zbërthen deklaratën e Berishës/ Ja skenari për protestën e radhës të opozitës, do të mbahet ditën kur në Tiranë vjen…!

0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zbërthyer deklaratën që bëri këtë të enjte jashtë sallës së Kuvendit Sali Berisha i cili tha se vendimi për protestën e radhës do të merret këto dy ditë.

Manja zbuloi se opozita ka skenar të zhvillojë protestë në 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të vijnë liderë evropianë për samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Ulsi Manja: Jemi thirrur sot këtu në një mocion me debat për të ardhmen e vedit, por mesa duket fjalori që përdoret këtu tregon se ora ka ngel në të kaluarën. Hienat e komunizmit dhe sejmenet e Putinit sot e pas 32 vjetësh bllokojnë debatin mbi integtrimin duke përcjellë sinjalet më të këqija për ekspertët tanë në Bruksel që po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Në rrafshin personal nuk jam këtu për tju përgjigjur Sali Berishës si Ulsi sepse një njeri që brenda ditës ka gënjyer tre herë që nuk e kishte baxhanak të pafajshmin që humbi jetën në Gërdec nuk e meriton përgjigjen time, por ama si njeri që ka marë përsipër të udhëheqë një grup të opozitës në Shqipëri do i përgjigjem dhe ashpër madje.

Që Rusia ka pasur historikisht njerëzit e vet në Tiranë ky nuk është lajm por që janë kaq besnik sa detyrohen të ngrihen e nga shtrati për të zbatuar me përpkimëri detyrat që marrin natën ky është lajm.

Ka dhe prova se i pohoi vetë mëe gojë jashtë kësaj salle. Data e protestës tha do vendoset brenda këtyre dy ditëve. Në sa dhjetor e pyeten gazwetaret. Por këtu zbret Evropa Evropa tha e Evropa duhet ta shohë popullin opozitar se eshte evropian.

Në 6 dhjetor këtu do mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ky kalorësi i demokracisë non grata do zbresë popullin opozitar në shesh, keqardhje dhuimbje trishtim si sot pas 32 vitesh akoma ka shqiptarë që besojnë verbërisht në një njeri që merret me politikë për hallin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu