Tommy Shelby nuk do të jetë pjesë e sezonit të gjashtë të ‘Peaky Blinders’

0

Xhirimet për sezonin e gjashtë të Peaky Blinders kanë filluar dhe po zhvillohen së fundmi në Bolton. Steven Knight, krijuesi i serialit njoftoi në janar se ky do të jetë sezoni i fundit, por tha gjithashtu se “historia mund të vazhdojë në një formë tjetër”.

Në një deklaratë për Birmingham Live, Knight la të kuptohej se “kapitulli tjetër” në sagën e Peaky Blinders mund të luhet edhe pa përfshirjen e Tommy Shelby.

Aktori irlandez, Cilian Murphy, ka rolin protagonist në serialin dramë-krimë që filloi në 2013-ën.

“Në formën që është seriali aktualisht, është absolutisht e pamundur që të funksionojë pa Cillian,” u shpreh Knight.

Por më pas shtoi:

“Nëse ndodh një zhvillim dhe ngjarjet përparojnë, kush e di? Mund të ketë “botë” që janë pjesë e Peaky Blinders, por që kanë të bëjnë me dikë tjetër.”

Knight përsëri theksoi se “pas përfundimit të serialit, historia do të vazhdojë në një formë tjetër”.

“Historia e Small Heath dhe familjes Shelby do të vazhdojë me tej. Do vazhdojë derisa…”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu