Traditë/ 874 makinave u vihet zjarri në Francë natën e ndërrimit të viteve

0

874 automjete u dogjën mbrëmjen e djeshme teksa u realizua ndërrimi i viteve. Ky akt është një ritual i përvitshëm që nga 2005. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin raportoi se numri i automjeteve të djegura në Francë është reduktuar në krahasim me vitin 2019, kur 1316 makinave iu vu flaka mesnatën e 31 dhjetorit.

Zadrimë
Kjo ka ndodhur si pasojë e masave strikte që ka vendosur qeveria e vendit kundër grumbullimit masiv të qytetarëve për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID. Për vitin 2020, nuk ka të dhëna se sa automjete janë djegur për shkak të mbylljes së vendit në karantinë.

Djegia e automjeteve realizohet për të fsheur gjurmët e krimeve të bandave kriminale dhe për të marrë sigurime false të automjeteve. Megjithatë, midis të rinjve të zonave të abandonuara në Francë zjarrvënia e makinave konsiderohet si protestë kundër projekteve të ndërtimit të banesave të reja që përjashtojnë familjet e këtyre të rinjve në Francë.

Ky ritual nisi në vitet ’90-të në Strasburg.

Marrë nga “Al Jazeera”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu