Trafik droge nga Shqipëria në Itali, lëshohen 11 urdhër arreste në Kalabri

0

Sot Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Vibo Valentia, bashkë me Skuadron e Helikopterëve të Gjuetarëve të Kalabrisë nga Departamentet e 8-të të Helikopterëve dhe njësitë e qenve antidrogë, zhvilluan një operacion antidrogë.

Ata ekzekutuan 11 urdhër arreste për persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge, pasi personat në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin drogë nga shqipëria në Kalabri.

Sipas mediave italiane masat e arrestit janë vazhdimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “ndrangheta” në zonën e Vibos si dhe për rrjetet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu