Unaza jug-perëndimore, e cila përshkon në mes qytetin e Elbasanit, një aks i rëndësishëm, është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve.
Duke qenë një aks kombëtar me lëvizje të dendur, rruga që kalon në mes të qytetit tashmë krijon një trafik kilometrik i cili bëhet pengesë, thuajse për të gjithë mbarëvajtjen e lëvizjes në të gjithë vendin.
Me orë të tëra duhet të qëndrojnë drejtuesit e mjeteve në trafik për të përshkuar nga ana perëndimore e hyrjes së Elbasanit në drejtim të lindjes.