Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës, radhë kilometrike dhe orë të tëra në makinë!

0

Orët e pasdites së kësaj të diele kanë sjellë trafik të shtuar në të dyja hyrjet e Tiranës.

Trafik kilometrik është shënuar në këto momente në hyrjet e Tiranës në pjesën e autostradës nga Durrësi dhe në hyrjen nga juglindja pranë TEG.

Kthimi i shumë qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Siç duket, trafiku është bërë shumë i gjatë dhe makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë pa mundur dot të lëvizin në aksin Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu