Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.
Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet veturë.
Nuk dihet nëse nga ky aksident ka dëme në njerëz, por përplasja ka krijuar bllokim të qarkullimit në një prej kaheve të autostradës.
Autostrada vijon të jetë e bllokuar prej gati dy orësh.