Ekskluzive/ Aksident në Qafë Thanë, makina përplaset me furgonin e mallrave (Video)

0

Qafë Thanë – Një aksident ka ndodhur pak më parë në Qafë Thanë.

Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton për Infoweb/Media, se në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një furgon mallrash.

Mësohet se në aksident nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti.

Policia është nisur drejt vendgjarjes.

Pritet informacion më i detajuar për aksidentin në fjalë./Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu