Trafiku i 119 kilogramë kokainë, ja cilët janë 2 të arrestuarit (EMRAT)

0

Bujar Qurku, inspektor i AKU dhe Julian Merhori, agjent doganor janë 2 të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 119 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Mësohet se ata kanë firmosur shkresën për ngarkesën me fruta ekzotike ku u gjet droga pa mbërritur kontejneri akoma në Portin e Durrësit.

Rikujtojmë se sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në një kompani bananesh në Vaqarr. Ai kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për te mbërritur pastaj në Durrës. Deri më tani në burg ishin 3 persona, Marson murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu