Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni dhe shpërthen në flakë, të paktën 16 të vdekur (VIDEO)

0

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar në Nepal.

Avioni i Yeti Airlines po fluturonte nga Katmandu në Pokhara dhe u rrëzua teksa po ulej, duke marrë flakë. Në bord kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa pritet që numri i viktimave të rritet pasi ka ende persona të zhdukur.

“Ne presim të marrim më shumë trupa,” tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke thënë se avioni “është copëtuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu