Tragjedi në aksin Elbasan-Peqin: Humb jetën 8 vjeçarja dhe plagosen 6 të tjerë në aksident

0

ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

Të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e të miturës.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë detaje nga vendi i ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu