Tragjedi në Durrës/ Humb jetën një grua pas aksidenti rrugor

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.