Tragjedi në Elbasan, 22-vjeçari Klaus Veliaj humb jetën pas aksidentit në Letan

0

Dhimbje e thellë ka përfshirë komunitetin e Elbasanit, pas lajmit të hidhur se Klaus Veliaj, vetëm 22 vjeç, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në Letan.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa i riu po drejtonte një mjet bujqësor, që për shkak të humbjes së kontrollit doli nga rruga.

Si pasojë, ai dhe pasagjeri që ndodhej me të u plagosën rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Klausi ndërroi jetë ditën e djeshme në spital, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe mes miqve.

Të njohurit e përshkruajnë 22-vjeçarin si një djalë punëtor, të qetë dhe plot jetë, që ëndërronte të ndërtonte të ardhmen në vendlindjen e tij.

🕯️ Stafi i Infoweb Media shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Veliaj, të afërmit dhe miqtë e Klausit, duke u bashkuar me dhimbjen për humbjen e parakohshme të një jete të re.

Prehu në paqe, Klaus.